Lirimi nga burgu i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duket se ka shqetësuar partnerët ndërkombëtar të reformës në drejtësi.
Ambasada amerikan në Tiranë ka konfimruar për mediat se po e ndjekin me shqetësim lirimin e ish-ministrit dhe se kërkojnë dokumentet e procesit.
“Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Dy ekspertiza mjeko-ligjore bindën sot gjykatën për ta liruar Tahirin dhe vendosi që pjesën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 8 muaj e 15 ditë do ta kryejë në shtëpi.
Në njërën prej ekspertizave mjeko-ligjore, thuhej se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.
Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.
Kërkesa, që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte.