Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri ka sqaruar në një komunikim me mediat se pse u lirua ish-ministri i Brendshëm. Sipas tij, bashkëshortja e Tahirit për shkak të problemeve me shëndetin, nuk mund të kujdeset për fëmijët e mitur.
Maks Haxhia ndau një moment ku një person me precedent të theksuar penal teksa dilte nga burgu i kishte shprehur keqardhje Saimir Tahirit që vuante ende dënimin. E ndërsa rrëfeu këtë, një gazetare nuk e kurseu ironinë.
"Para disa kohësh u lirua një person me precedent të theksuar kriminal dhe duke dalë i tha: Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju."- tha ai
Gazetarja: Paska bërë shoqëri Tahiri në burg.
Maks Haxhia: Normale.