Avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit është prononcuar për mediat pas lirimit të tij me kusht. Maks Haxhia thotë se në gruaja e tij për shkak të problemeve me shëndetin, nuk mund të kujdeset për fëmijët e mitur.
Si rezultat, duke patur fëmijë në ngarkim, Tahiri do të lirohet me kusht dhe do të ketë kontakt telefonik me shërbimin e provës.
“Është dënuar për shpërdorim detyre dhe me ndryshimet e reja që mund t'i bëjnë kodit penal të hiqet fare. Paraqet rrezikshmëri të ulët shoqërore, dhe e treta është t'i ketë ngelur më pak se dy vite.
Dhe ka dy fëmijë në ngarkim dhe një tjetër fakt është se duhet të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast bashkëshortja e Tahirit vuan nga sëmundje që është në pamundësi për t’i shërbyer fëmijëve.
Në këto kushte gjykata i ka shqyrtuar në pesë muaj që është paraqitur kërkesa dhe dha vendimin e sotëm. Kushte janë për plotësim nevoja familjare për arsimin, kujdes shëndetësor ndaj bashkëshortes që vetë gjykata i ka lanë në shërbim prove në Tiranë.
Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt që do të jetë nëse do t’i duhet të lëvizë bashkëshorten jashtë shtetit. Çështja është shumë e thjeshtë dhe është evidentimi i pesë kushteve që unë citova dhe duke konkluduar të gjithë raportin e mjekësisë ligjore, arritën në këtë rezultat”, ka thënë ai.