Policia ushtron kontrolle në zyrat e PS-së në Kavajë, ja çfarë dyshohej

2 June 2023, 15:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia ushtron kontrolle në zyrat e PS-së në Kavajë, ja
Foto ilustruese

Policia ka ushtruar kontrolle në disa zyra të Partisë Socialiste në Kavajë, ditën e djeshme rreth orës 11:00, pasi kishte informacione dhe indicie se aty ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Nga raportimet mediatike, mësohet se policia ka ushtruar kontrolle rreth 30 minuta në këto zyra pasi dyshohej se mund të kishte pajisje të lojërave të fatit, por nuk janë gjetur sende të paligjshme.

Mësohet se kur është bërë kontrolli nga policia në zyrën e PS ka qenë kryetari dhe disa anëtarë të strukturave.

 

 


Video