Kaloi "La Manshin" për të punuar në “shtëpi bari”, arrestohet 29-vjeçar shqiptar (Emri)

2 June 2023, 17:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kaloi "La Manshin" për të punuar në “shtëpi
Në foto: Liridon Gjana

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi është kapur në një shtëpi të shndërruar në laborator kanabisi duke u kujdesur për bimët narkotike.

Mësohet se i riu, Liridon Gjana kishte mbërritur në Britani pasi mbërriti në vend ilegalisht me gomone, e më pas u punësua për të rritur marijuanën.

Gjatë kontrollit në banesë policia angleze gjeti 84 bimë kanabisi, lëndë narkotike gati për shitje dhe pajisje për rritjen e bimëve si ndriçues dhe ventilatorë.

Sakaq, ai është dënuar me 12 muaj burg nga gjykata britanike, ndërsa pas kryerjes së dënimit do të dëbohet përfundimisht nga territori i Mbretërisë së Bashkuar.


Video