Punonjësi 34-vjeçar i Bashkisë së Fierit gjendet i vdekur, çfarë dyshohet

8 February 2023, 18:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Punonjësi 34-vjeçar i Bashkisë së Fierit gjendet i vdekur,
Foto ilustruese

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet dhe autoritetet raportojnë se viktima është shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt). Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.


Video