EMRI/ Frenoi 30 metra, por nuk e shmangu dot tragjedinë. Vdes në aksident shqiptari në Itali

8 February 2023, 15:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Frenoi 30 metra, por nuk e shmangu dot tragjedinë. Vdes në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Viktima është 39-vjeçari Klodian Petro, i cili banonte në Prato dhe punonte një kompani në Valdarno.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se shqiptari u përplas me një makinë tjetër mëngjesin e së martës teksa udhëtonte pranë Bucine-s në Arezzo.

Mësohet se Klodian Petro po lëvizte me një makinë tip ‘Lancia Ypsilon’. Ai u përplas me një makinë tip, ‘Peugeot 308’. Shoferja e këtij mjeti ishte një 49-vjeçare, e cila ka mbetur e lënduar si pasojë e impaktit.

Në vendin e ngjarjes shkuan autoritetet, por ishte tepër vonë për Petron, i cili ndërroi jetë në vernd. Petro la pas një vajzë e cila nuk kishte shumë që kishte mbushur 13 vjeç.

Dinamika që çoi në aksidentin fatal është ende duke u hetuar. Megjithatë mediat shkruajnë se airbag-u në makinën ku udhëtonte 39-vjeçari nuk ka ndihmuar në zbutjen e goditjes, e cila ka qenë shumë e fortë dhe ka shkatërruar pjesët e përparme të dy mjeteve.

Shqiptari, përpara se të përplasej me “Peugeot”, ka frenuar për 30 metra, por kjo manovër nuk shërbeu për të shmangur tragjedinë. Sipas hetimeve të parë ka qenë shpejtësia e madhe që shkaktoi përplasjen me makinën tjetër.


Video