Përplasi për vdekje këmbësoren te vijat e bardha në Tiranë, arrestohet 23 vjeçari

8 February 2023, 11:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi për vdekje këmbësoren te vijat e bardha në
Foto ilustruese

Drejtuesi i mjetit, Marjol Aliko i cili ditën e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësore e cila për pasojë humbi jetën në spital, është arrestuar nga policia.

Bëhet me dije se viktima ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe e ka përplasur për vdekje. Pas ngjarjes autori është larguar nga vendingjarja, por pasi është lokalizuar, është vënë në pranga nga policia. 

Viktima, një grua 55 vjeçare u dërgua në spital ku më pas ndërroi jetë duke mos arritur t'u mbijetonte plagëve të marra. 


Video