Ministria e Arsimit ka caktuar datat e provimeve për Maturën Shtetërore të këtij viti shkollor.
Datat i ka njoftuar ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë një takimi me maturantët në Korçë. Ministria e Arsimit ka vendosur që provimet të kenë largësi afërsisht një javë nga njëri-tjetri.
Provimi i parë për Maturën Shtetërore do të jetë ai i Anglishtes, i cili do të zhvillohet më 1 qershor. Provimi i dytë do jetë për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, i cili është vendosur të zhvillohet më datën 7 qershor.
Provimi i Matematikës, është provimi i tretë për maturantë dhe do zhvillohet më datën 13 qershor. Provimi i lëndës me zgjedhje, i cili është dhe provimi i fundit, është caktuar të zhvillohet më datën 19 qershor.
Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin "Mjekësi e Përgjithshme", provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.