Paralajmëron Karamuço: Pas Janarit do të shihet pse u bë "lufta" e madhe për Altin Dumanin

23 December 2022, 18:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paralajmëron Karamuço: Pas Janarit do të shihet pse u bë
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një paralajmërim, teksa ka folur për zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i ri i SPAK.

Karamuço tha në një intervistë për emisionin "Zona Zero" në Top News, se javët e ardhshme do ta tregojnë se përse zgjedhja e Dumanit shkaktoi aq shumë zhurmë. Ai theksoi se rezultatet e punës se Dumanit ne do t’i shohim pas janarit.

“Në javët në vijim ne do të shikojmë se përse u bë një luftë aq e madhe. Do të shikojmë se përse u bë një garë me tensione, që kërkonte edhe prezencën e Ambasadores së SHBA në Tiranë. Ka pasur debate në Tiranë.

Zoti Dumani mund ta ndryshojë këtë realitet. Drejtimi do të marrë një dimension të ri dhe do të ketë rezultate. Unë shikoj shumë rezultate me zotin Dumani. Zoti Dumani nuk është kreu i radhës i SPAK, është kreru i duhur i SPAK. Do ta shikojmë pas janarit”, u shpreh eksperti.

Karamuço nënvizoi se “Dumani ka marrë përsipër një barrë shumë të rëndë dhe ne do ta shohim në ditët në vijim që ajo barrë ia ka vlejtur”


Video