Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Helidon Bendo është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur dekretin për lirimin e tij nga detyra. Shkarkimi i Helidon Bendos vjen pas specializimit të tij në ShBA.
Pas shkarkimin nga posti i kreut të SHISH, Helidon Bendo është emëruar si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë se pak kohë më parë, hakerat iranianë publikuan të dhënat e sistemit TIMS për Bendon.