VIDEO/ Kapet "mat" hajduti i urbaneve në Tiranë, polici i fut dorën dhe ia gjen portofolin tek zona intime

23 December 2022, 20:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Kapet "mat" hajduti i urbaneve në Tiranë, polici i
Hajduti në Tiranë

Janë të shumtat rastet, kur qytetarët kanë rënë pre e grabitjes nga "xhepistët" në urbanet e Tiranës, por ka dhe rastet kur hajdutët janë kapur "mat" dhe janë arrestuar nga Policia.

Një rast i tillë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë. Një burrë i ka vjedhur portofolin një gruaje, por ai është pikasur dhe pas kontrollit nga Policia, atij i është gjetur portofoli i fshehur në pjesët intime.

"Ja ku e ka portofolin e gjetëm, në pjesë intime e ka,"-dëgjohet teksa thotë polici në videon e publikuar nga JOQ.

Ndërkohë që në asnjë moment, hajduti nuk flet.


Video