Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme paraqiti në gjykatë pretencën ndaj të akuzuarve për incineratorin e Elbasanit.
Organi i akuzës ka kërkuar nga dhjetë vjet burg për Lefter Kokën, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton si dhe 4 vjet heqje lirie për ish deputetin Alqi Bllako.
Pas këtij vendimi ka reaguar gazetari Adriatik Doçi me anë të një postimi në ’facebook’, shkruan se nuk është pretencë e SPAK, por e dyshes së korrupsionit Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj.
Doçi shkruan se gjykata do të shohë vetëm faktet në raport me legjislacionin penal, duke e hedhur poshtë në të tërësi pretencën si një gjueti shtrigash, intrigë dhe presion i Monika Kryemadhit.
Postimi i gazetarit:
Nuk është pretencë e SPAK, por e dyshes së korrupsionit Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj. Zero prova. Pse gjykata duhet të rrëzojë këtë gjueti shtrigash
Të kërkosh dhjetëra vite burg për një grup zyrtarësh dhe biznesmenësh pa asnjë provë të vetme, por vetëm bazuar në pretenca televizive të Like Floririt, dhe nga ana tjetër të fshehësh provat e korrupsionit të Arben Ahmetajt, të mbash në tavolinë provat e pastrimit të parave të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit prej muajsh, kësaj i thonë MetaFormë MonaFormë, TigërFormë dhe NongarataFormë.
Të mos harrojmë se pretenca është dhënë nga dy prokurorë të kompromentuar që janë vetë për pretencë: njëri i rekrutuar dhe i blerë nga bosi i drogës Ilirian Duçellari (me fakte dhe dëshmi të të penduarisht të drejtësisë italiane), ndërsa tjetri i kapur duke fshehur korrupsionin e Arben Ahmetajt, i rekrutuar nga Ilir Meta dhe me episode të fshehura jashtë vendit.
Nuk është një pretenecë e SPAK-ut, por e Ilir Metës, Arben Ahmetajt, Monika Kryemadhit dhe dy oligarkëve, produkt i luftës për të marrë biznesin e inceneatorëve, goditur ish shokët dhe pse jo për të gërryer dheun nën këmbët e qeverisë.
Përgjigjen e morën nga shqiptarët në 14 maj.
Besoj se gjykata do të shohë vetëm faktet në raport me legjislacionin penal, duke e hedhur poshtë në të tërësi pretencën si një gjueti shtrigash, intrigë dhe presion i Monika Kryemadhit për t'i vënë gjobë inceneratorit të Tiranës.