Vendimi i SPAK për Kokën dhe Bllakon, avokati: Është skandal!

18 May 2023, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendimi i SPAK për Kokën dhe Bllakon, avokati: Është
Në foto: Avokati Saimir Vishaj

SPAK kërkoi 10 vite për burg për Lefter Kokën lidhur me akuzat për inceneratorin e Elbasanit, avokati Saimir Vishaj e ka cilësuar këtë si një veprim skandaloz dhe aspak ligjor.

Ai tha se ky është katërfishim i dënimit me rastet e tjera të ngjashme të shpërdorimit të detyrës, dhe se bëhet për çështje politike.

“Institucionet që kanë qenë pjesë e komisionit dhe kanë përpiluar draftin, për mua është skandaloze, standard i dyfishtë. Për shpërdorim detyre në raste të tjera nuk e kanë kërkuar një vit.

Kjo bëhet për çështje politike dhe aspak ligjore ndaj ka katërfishuar masat e dënimit. Shpresoj që gjykata e shkallës së parë të mos bjerë në këtë nivel, nuk mund të presësh me thikë masat si për atë që është fajtor dhe atë që ka rol dytësor”, u shpreh ai.


Video