SPAK ka dhënë ditën e sotme pretencën dhe kërkon 10 vite burg për ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka dhe 4 vite për ish deputetin socialist, Alqi Bllako.
Të dy politikanët përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, për rrjedhojë nga 10 vite për Kokën, i takon të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, e ndërsa Bllako nga 4 vite do të vuajë 2.8.
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Alqi Bllako për gjykim të shkurtuar.
I njëjti vendim është marrë edhe për 6 të pandehurit e tjerë për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Në rast se shpallen fajtorë, ata do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën. Veç burgut SPAK kërkon si dënim të dytë heqje të të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vjet.