Mesazhe ngacmuese, ndjekje me makinë dhe joshje me dhurata/ Efektivja në Elbasan përjeton tmerr për 3 muaj nga kolegu i saj

17 May 2023, 21:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mesazhe ngacmuese, ndjekje me makinë dhe joshje me dhurata/ Efektivja
Foto ilustruese

Një efektiv i Policisë së burgjeve në Elbasan është arrestuar ditën e sotme nga blutë e qytetit të tij, pas kallëzimit që kishte bërë një kolege e tij për të për përndjekje dhe kërcënim.

Bëhet fjalë për efektivin me inicialet K.L., teksa kallëzimi është bërë nga efektivja me inicialet O.S..

Kjo e fundit ka deklaruar në Polici se është përndjekur nga kolegu i saj për një kohë rreth tre muaj në mënyrë të vazhdueshme, me telefon, duke i dërguar mesazhe ngacmuese, si dhe duke e ndjekur me makinë, si dhe duke e joshur, ku i ka ofruar dhurata.

Gjithashtu, ai e ka kërcënuar atë dhe familjarët e saj, pas kallëzimit në Polici, duke i kërkuar që ta tërheqë.

"Sot më datë 17.05.2023 ora 16;00 është ndaluar me iniciativë për veprat penale “Përndjekje” dhe “Kanosje për të mos kallëzuar” parashikuar nga nenet 121-a dhe 311 Kodit Penal, nga Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, punonjësi Policisë në IEVP Elbasan me detyrë trup shërbimi, me inicialet K.L pasi;

Më date 16.05.2023 ora 16;00, ne zyrën e inspektorit te SHKBB-s është paraqitur punonjësja e policisë në IEVP Elbasan shtetasja O.S, e cila ka kallëzuar se është përndjekur nga kolegu i saj punonjësi i policisë së burgjeve, shtetasi K.L për një kohë rreth tre muaj në mënyrë të vazhdueshme, me telefon, duke i dërguar mesazhe ngacmuese, si dhe duke e ndjekur me makinë, si dhe duke e joshur, ku i ka ofruar dhurata. Pasi është vendosur në dijeni të faktit se viktima ka kallëzuar, ditën e sotme më datë 17.05.2023 e ka telefonuar disa herë nga shtetasi K.L dhe nga familjarët e saj, duke i thënë të tërheq kallëzimin penal, ku viktima është ndier e kërcënuar.

Nga veprimet e para procedurale te kryera nga SH.K.B.B materialet i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Elbasan, në ngarkim të personit të ndaluar punonjës policie IEVP Elbasan, K.L..,” thuhet në njoftimin e policisë.


Video