Juristi Ylli Manjani ka qenë sonte tejet i ashpër lidhur me hetimin e SPAK për inceneratorët. Ish-ministri i Drejtësisë tha se SPAK nuk ka bërë hetim transparent për inceneratorët, por ka arrestuar njerëz pa prova
“Është pjesë e interesit publik, ajo që po ndodh është skandaloze, drejtësia e re nuk është në standardin e duhur. Hetimet janë të paplota dhe këtë s’e luan topi”, tha Manjani.
Manjani tha se kjo është një drejtësi popullore dhe se këtë nuk ia uron as Edi Ramës.
Ai tha se në media dalin njerëz dhe SPAK-u nuk i ka pyetur asnjëherë.
Manjani shtroi edhe një pyetje tjetër. Ai tha se LSI-ja është ajo që ka denoncuar inceneratorët, por askush nuk e ka pyetur LSI-në (tani Partia e Lirisë) kur u mor vendimi për inceneratorët.
Matjani tha se duhet pyetur se cili është raporti mes ish-ministrit Lefter Koka dhe LSI-së.
“Cili është raporti Lefter-LSI? Kjo çështje mbledh disa faktorë brenda. Pse duhet të jetë drejtësia në këtë lojë? Larg çdo pritshmërie, SPAK ka gabuar rëndë dhe jep mesazhin e një gjëje shumë te papjekur. Nëse s’ke argumente, te politika do shkosh, janë lojëra të nëndheshme. SPAK e kemi bërë për të gjet të nëndheshmen. Në një vend që qeveria krenohet që ka reformuar drejtësinë, drejtësia nuk është e pavarur, sepse i shërben partisë në pushtet. Kjo është drejtësi popullore, këtë nuk ia uroj as Edi Ramës”, tha Manjani.
“Tema është që ajo Ornela e ceku dhe është frika që krijohet në administratën publike dhe është legjitime, pse është legjitime, janë rreth 30 person nën akuzë zyrtare nga SPAK, gjykata më e tmerrshme e vendit dhe e di pse akuzohen, akuzohen për punime të pakryera, prandaj janë në burg ata si të mos kenë frikë ata, ata janë në burg. Ose në akuza shumë të rënda, për fakte që nuk ekzistojnë siç po i propozoni ju inceneratorët, Lefter Kokës, se çështja ka nisur me Elbasanin ajo që SPAK e akuzojnë për korrupsion, por cili është korrupsioni, qenkan 8 firma në Durrës që kanë marrë para dhe pretendohet se këto ia kanë dërguara Kokës bakshish, kjo është zyrtare një prej 6 akuzave, se këta të bëjnë 6 që nuk ke ku të luash”, tha Manjani.