Inceneratorët/ Ish-zv.ministrja: Nuk është thjesht asgjësim mbetjesh, por prodhim energjie

10 April 2023, 21:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratorët/ Ish-zv.ministrja: Nuk është thjesht asgjësim
Inceneratori i Elbasanit

Në emisionin “Top Story” po diskutohet mbrëmjen e sotme në lidhje me akuzat dhe sajesat që janë bërë në lidhje me inceneratorët.

Duke iu referuar rivendosjes në punë të inceneratorit të Elbasanit, ish-zv.ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi bëri me dije se ineneratorët në Shqipëri nuk janë thjesht asgjësim mbetjesh, por dhe prodhim energjie. Ajo tha se kjo praktikë përdorët në shumë vende të BE-së.

“Nuk e kemi thjesht asgjësim të mbetjeve. Kemi incenerim me rikuperim energjie, kjo është benefit për shoqërinë, është zgjidhja më e mirë, përdoret dhe në Stokholm dhe shumë vende të tjera të BE-së.

Ne e dimë që prej vitesh Shqipëria ka qenë një kosh i madh mbetjesh dhe nuk kemi ditur menaxhimin e mbetjeve. Nuk është rritur ndonjëherë GDP për menaxhimin e mbetjeve

Sot Danimarka riciklon 46% dhe hedh vetëm 1 % në landfill dhe pjesën tjetër e kthen në prodhim energjie. Nuk i kemi shpikur ne, por janë prej 20 vjetësh në vendet e BE-së. Përtej gjithçkaje, ne duhet të jemi në një Shqipëri të pastër, sepse mjedis i është shëndet. Sot në BE nuk lejohet më landfillimin dhe kemi shkuar në një tjetër parametër që e njeh e gjithë  Europa.” tha Çuçi.


Video