Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A. ka marrë flakë në lëvizje e sipër pasditen e kësaj të hëne në Tiranë dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, në rrugën "Dritan Hoxha". Urbani ka qenë me pasagjerë, por fatmirësisht ata kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.