Biznesmeni Shaqir Alcani i kompanisë 'Alcani shpk', kërcënoi me jetë, biznesmenin nga Cerriku, Eral Myftaraj që të tërhiqej nga një tender ku ishin të dy konkurrues për ta përfituar.
Më datë 4 prill biznesmeni Eral Mytaraj është shpallur fitues i një tenderi për blerjen e lëndëve djegëse dhe shpërndarje në objektet arsimore me kompania AL-MEXWOOD sh.p.k.
Sipas të dhënave fituese është shpallur kompania AL-MEXWOOD sh.p.k. me ofertën më të ulët prej 63 859 260 milionë lekë.
Në garë ishte edhe kompania e Alcani sh.p.k e cila ka dhënë ofertën më të madhe prej 96 001 754.2 milionë lekë.
Si ndodhi kërcënimi?
Myftaraj, që zotëron kompanin AL-MEXWOOD sh.p.k me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla.
Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet.
Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt./VoxNews