Kush është pronari i ‘Alcani shpk’, që kërcënoi me jetë familjen e biznesmenit nga Cerriku!

10 April 2023, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është pronari i ‘Alcani shpk’, që
Në foto: Biznesmeni Shaqir Alcani

Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e 3 personave në Elbasan, të cilët akuzohen se kanë kërcënuar dhe shantazhuar prej disa kohësh një biznesmen ng Cërriku, që ky i fundit të tërhiqej nga një tender që kishte fituar.

Fituesi i tenderit është Erald Muftari, ndërsa është shantazhuar nga Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç.

Mësohet se tenderi në fjalë ishte për lëndë drusore, dhe kishte vlerën e 1 milionë eurove. Sakaq mësohet se personat të cilët janë paguar nga babë e birë, Algert dhe Shaqir Alcani, janë persona me rekorde kriminale dhe me origjinë nga Lezha dhe Burreli. 

Nga të dhënat se zbuluara nga VoxNews një nga të arrestuarit Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës 'Alcani sh.p.k.'.

Kjo firmë ka përftuar 28 tendera, 13 prej tyre në bashkinë e Tiranës. Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore.

Vlerave e tenderave të përfituara në përgjithësi nga kjo firmë nuk e kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare.

Të arrestuarit akuzohen, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim./VoxNews



Video