Policia arreston në Elbasan një të dyshuar për pjesëmarrje në një atentat. RENEA ‘rrethon’ Tiranën

9 April 2023, 23:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia arreston në Elbasan një të dyshuar për
Foto ilustruese

Forcat Operacionale kanë kryer një operacion mbrëmjen e sotme, ku sipas burimeve është arrestuar një person për llogari të Policisë së Elbasanit, i dyshuar për pjesëmarrje në një atentat.

Ndërkaq, një aksion nga forcat RENEA është duke u zhvilluar në Tiranë për kapjen e disa personave që janë në kërkim dhe konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë.

Raportohet se dy persona janë shoqëruar.

Aksioni vjen edhe pas ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend së fundmi.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksion blic, si dhe identiteti i personave të shoqëruar në polici.


Video