SKANDALI/ Avokati: Ja pse 3 akuzat e ngritura ndaj Lefter Kokës për inceneratorin e Elbasanit janë absurde dhe pa asnjë provë

9 May 2023, 17:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDALI/ Avokati: Ja pse 3 akuzat e ngritura ndaj Lefter Kokës për
Julian Mërtiri dhe Lefter Koka

Julian Mërtiri, avokati i ish-ministrit i Mjedisit, Lefter Koka i ka cilësuar si absurde akuzat e ngritura ndaj klientit të tij në lidhje me inceneratorët.

Teksa ka folur në lidhje me këtë çështje në emisionin Zona Zero në Top Neës, Mërtiri deklaroi se nuk provohet fajësia për asnjë prej tre akuzave për Kokën, duke dhënë dhe arsyet përkatëse.

“Jo të gjithë të pandehurit kishin kërkuar gjykim të shkurtuar . Provat që ka mbledhur prokuroria në 1 vit e gjysmë janë të plota, 120 mijë faëe Akuzat të paprovuara, nuk provohet fajësia për të tre akuzat e ngritura ndaj Lefter Kokës. Nëse seanca zhvillohet në një periudhë dy mujore besoj do të ketë një vendimmarrje. Kallëzimi nga një parti politike, e papranueshme.

Të ishin bashkuar dy procedimet, dy inceneratorë me akuza të njëjta nga e njëjta parti.

Të tre akuzat janë të pabazuara. Akuzohet për shpërdorim detyre, pa patur një detyrë konkrete tek ky koncesion. Nuk ka asnjë provë në dosje dhe nuk ka asnjë të penduar që të thotë se ka patur bashkëpunim me anëtarët e komisionit.  Sa i përket korrupsionit thotë se lekët i ka marrë pas 5 apo 6 vitesh, gjë që nuk qëndron, në një kohë kur nuk ishte as ministër dhe asnjë post. Ka 0 prona të shtuara për familjarët e zotit Koka.” – deklaroi avokati Julian Mërtiri.

Më tej avokati i Lefter Kokës deklaroi se ka akuza për korrupsion për inceneratorin e Elbasanit, por sipas tij, SPAK deklaron se investimi është kryer 100%.

Ndërsa, ish-prokurori Eugen Beci deklaroi se hetimi duhet të ishte më i thelluar pasi  korrupsioni nuk mund të vërtetohet përmes shkresave pas 6-7 vitesh.

“Gjykimi i shkurtuar nuk do të thotë se ke pranuar akuzat. Është e pamundur që korrupsioni i 2014 të vërtetohet në vitin 2020 përmes shkresave. Hetimi duhet të ishte më i thelluar.” -tha Beci.

Sipas ish-prokurorit, Gjykata e Posaçme duhet të rrezojë hetimet e SPAK-ut.


Video