Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 69-vjeçare është gjetur pa shenja jete në bregdetin e Durrësit, në zonën e Kavalishencës.
Autoritetet policore njoftojnë se “mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes”.
Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se gruaja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte shtetasja me inicialet F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë, shtuan të njëjtat burime.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.