Pranverë në mes të dimrit, sot temperaturat 22 gradë

16 December 2022, 07:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pranverë në mes të dimrit, sot temperaturat 22 gradë

Sipas MeteoAlb mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm pjesa me e madhe e vendit tonë përgjatë gjithë ditës, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Por pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht duke gjeneruar reshje të pakat, kryesisht në Veri të Shqipërisë do të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.


Video