EMRAT/ Sekuestrohet në Tiranë kokaina e një grupi të Elbasanit, arrestohen dy persona, një në kërkim (VD)

15 December 2022, 19:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Sekuestrohet në Tiranë kokaina e një grupi të
Kokaina

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, si rezultat i një operacioni antidroge të ekzekutuar pasditen e sotme.

Në kuadër të operacioni të koduar "Furnizuesit", janë arrestuar shtetasit Izmir Bahiti, 29 vjeç dhe Nertil Dalipi, 37 vjeç, të dy banues në Elbasan dhe janë sekuestruar 2 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë. Ndërsa në kërkim është shpallur shtetasit me inicialet E. H.

"Në rrugën "Mikel Maruli", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin I. B. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuesteuan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj dhe 3 aparate celulare." thuhet në njoftimin e Policisë.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se kokaina i përket një grupi nga Elbasani.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video