Pritet të shembet, ja gjendja e pallatit tek rruga “Myslym Keta” në Tiranë (VIDEO)

15 December 2022, 17:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pritet të shembet, ja gjendja e pallatit tek rruga “Myslym
Pallati që do shembet

Në pamjet e mëposhtme është pallati në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, i cili është dëmtuar nga tërmeti i regjistruar më 26 Nëntor të vitit 2019.

Pas kryerjes së ekspertizës, e cila tregonte se kjo ndërtesë është dëmtuar rëndë dhe se jeta e banorëve që qendrojnë në atë pallat është e rrezikuar, autoritet kanë marrë vendimin për ta shembur. Kjo po bëhet për të shmangur tragjedinë, në rast se bie tërmet me magnitudë të lartë.

Sot, policia ka ndërmarrë një aksion për largimin e banorëve dhe më pas shembjen e objektit, por ka hasur kundërshtimin e banorëve.

 




Video