Po konkurohej për 75 vende, Rrumbullaku anulon urdhrin e Gledis Nanos për gradën kryekomisar

21 September 2022, 16:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po konkurohej për 75 vende, Rrumbullaku anulon urdhrin e Gledis Nanos
Gledis Nano dhe Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka anuluar urdhërin e paraardhësit të tij Gledis Nano për hapjen e konkursit për gradën kryekomisar në Policinë e Shtetit.

Gara ishte e hapur për aplikime deri në datën 30 shtator, por Rrumbullaku ka vendosur ta anuloj me pretendimin e bërjes së ndryshimeve në strukturë. Pas përfundimit të ndryshimeve, pritet të shihet sa vende do të jenë bosh për t'i zëvendësuar. 

Gara për gradën ‘kryekomisar’ u hap më 15 Gusht të këtij viti, nga paraardhësi i Rrumbullakut, Gledis Nano dhe kishte si qëllim promovimin e efektivëve në radhët e uniformave blu.

Rihapja e këtij konkrusi vinte pas më shume se 4 vitesh, pasi ishe pezulluar prej vitit 2018. Në këtë konkurs do të konkurohej për 75 vende të lira për këtë funksion.

Po konkurohej për 75 vende, Rrumbullaku anulon urdhrin e Gledis Nanos


Video