Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

27 June 2025, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun
Ledio Braho

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS, Ledio Braho ka deklaruar se duhet të kuptohet që votat të cilat kanë dalë të ndryshme nga numërimi fillestar, kanë ndodhur si shkak i gabimeve njerëzore.

“Janë gabime njerëzore. Procesi ka një numër të konsiderueshëm hallkash, numërim,, operatorë që hedhin të dhënat në sistem dhe mund të ndodhin gabime si shkak i lodhjes”, ka deklaruar ai.


Video