Pas vrasjes së Gentian Bejtjas, policia dhe FNSH kontrolle makinave në Krujë

16 March 2024, 21:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas vrasjes së Gentian Bejtjas, policia dhe FNSH kontrolle makinave në
Kontrollet e policisë dhe FNSH në Krujë

Pas vrasjes së Gentian Bejtjas, Policia e Fushë Krujës dhe FNSH kanë zbritur në terren për të ushtruar kontrolle.

Në të gjitha akset nacionale të këtij rrethi janë ngritur postblloqe dhe në ‘sitë’ kanë kaluar makina të shtrenjta dhe me xhama të zinj.

Në fokus të kontrolleve është parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndalimi i personave në kërkim dhe personave që lëvizin me arme apo sende të kundraligjshme.

Edhe Policia e Vlorës, e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka dalë në terren për kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës. Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj.


Video