Tragjike në Pogradec, familjarët gjejnë të vetëvarur 26-vjeçarin

16 March 2024, 15:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Pogradec, familjarët gjejnë të vetëvarur
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Pogradecit, ku një 26-vjeçar ka kryer vetëvrasje.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se 26-vjeçari ka kryer vetëvrasje, ndërsa është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

"Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video