GJKKO lë në burg Evis Berberin dhe dy miqtë e tij biznesmenë

16 March 2024, 15:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO lë në burg Evis Berberin dhe dy miqtë e tij biznesmenë
Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi

GJKKO ka vendosur ditën e sotme të lërë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe dy biznesmenët, njëkohësisht miqtë e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Lajmin e ka bërë me dije avokati i Berberit pasi ka dalë nga seanca gjyqësore.

Ata ata akuzohen akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, lidhur me të paktën 6 tendera të ARRSH-së, të cilat i përfitonte kompania e lidhur me vetë Berberin.

Për mediat, avokati i Berberit ka thënë se klienti i tij nuk ka përfituar asnjë tendet në mënyrë të paligjshme.

“Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender” tha ai për gazetarët pas seancës.


Video