Operacioni i madh i SPAK/ Ilir Proda dhe Vlora Hyseni po hetohen për dosjen e AKSHI-t

22 September 2026, 08:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Operacioni i madh i SPAK/ Ilir Proda dhe Vlora Hyseni po hetohen për dosjen

Me urdhër të GJKKO, SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe në banesa e zyra të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.

Ndërkohë drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është pezulluar nga detyra dhe caktuar masa e sigurisë së arrestit në shtëpi.

Mësohet se operacioni lidhet me fraksionin e AKSHI-t për hetimet ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë. Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.

Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, një prej njerëzve të besuar të Prodës. Ai u shkarkua nga radhët e bluve nga Skënder Hita. Më 6 gusht, Shpataraku ishte shpallur në kërkim pas një konflikti në një hotel në Dhërmi ku kishte kërcënuar stafin pasi s’i pëlqente shërbimi.


Video