E bujshme/ SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH, Vlora Hyseni si dhe kontrolle në banesën e Ilir Prodës

22 September 2026, 08:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E bujshme/ SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH, Vlora
Vlora Hyseni dhe Ilir Proda

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” si dhe pezullim nga detyra për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Në kuadër të të njëjtit aksion, me urdhër të GJKKO-së, SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve, hetimi ku është përfshirë edhe emri i Prodës ka çuar në vendimin për kontrollin e banesës së tij, si dhe kontroll personal.

Detaje të tjera mbi hetimin priten të bëhen publike në vijim.

 



Video