Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni

22 September 2026, 08:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH,
Vlora Hyseni

Me kërkesë të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga ushtrimi i detyrës për shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Ende nuk dihet se për çfarë akuzash e ka marrë në hetim SPAK Hysenin, ndërkohë që është duke u kontrolluar edhe banesa e saj.

Hyseni ka qenë shpesh herë në shënjestër të akuzave të opozitës.

Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar. Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.

Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në mars të vitit 2023, Rama e propozoi atë si drejtuese të SHISH. Ajo u dekretua zyrtarisht nga Presidenti Bajram Begaj më 3 prill 2023 dhe u prezantua në krye të institucionit të nesërmen.


Video