Një pako e dyshimtë në mes të rrugës alarmon Shkodrën

28 June 2022, 17:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një pako e dyshimtë në mes të rrugës alarmon
Pakoja e dyshimtë

Pasditen e kësaj të marte Shkodra është vënë në panik nga një pako e dyshimtë në rrugë dhe kjo gjë ka alarmuar qytetarët.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në lagjen “Vojo Kushi” në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali ka.

“Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka." thuhet në njoftimin e bluve të Shkodrës.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikon rastin. Gjithashtu, mësohet se janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.


Video