Shqiptarët i ngacmuan të dashurën dhe e vranë, nëna e grekut kërkon burgim të përjetshëm për autorët

28 June 2022, 15:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqiptarët i ngacmuan të dashurën dhe e vranë, nëna e

Një 42-vjeçar grek ka ndërruar jetë pak ditë më parë, pasi pesë shqiptarë e kanë dhunuar për vdekje. I ndjeri është shtetasi Dhimitri dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në qendër të Athinës.

Viktima ishte në lokal me të dashurën e tij, por në një moment është larguar për të shkuar në tualet. Pikërisht në këtë kohë, një grup të rinjsh me origjinë shqiptare i kanë ngacmuar të dashurën 42-vjecarit.

Ndërkohë nëna e 42-vjeçarit që u dhunua për vdekje nga dy 24-vjeçarët shqiptarë në Rafina ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësit e djalit të saj.

“Kam kërkuar që vrasësit e fëmijës tim të kapeshin dhe tani të gjykohen e të kalben në burg. Nëse djali tjetër do të shkonte me vëllain atë natë, mund ta kishin vrarë edhe atë”, ka thënë ajo me kërkesën që të respektohet dhimbja e familjarëve.


Video