Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend. Nga vendimi i fundit një litër naftë do të tregtohet me pakicë me 255 lekë, nga 258 lekë që tregtohej më parë.
Ka pësuar rritje çmimi i benzinës, ku me pakicë një litër do të tregtohet me 242 lekë/litri, nga 239 lekë që tregtohej më parë.
Ka mbetur i pandryshuar çmimi i gazit, i cili do të tregtohet me oakicë me 83 lekë/litri.
Sa i përket çmimeve me shumicë, një litër naftë do të tregtohet me 243 lekë, një litër benzinë do tregtohet me 230 lekë, ndërsa një litër gaz do tregtohet me 71 lekë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Qershor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Kujtojmë se çmimet e karburanteve kanë pësuar ulje të ndjeshme në bursë.