Situata e Covid-19 është rikthyer të jetë shqetësuese në vendin tonë, pasi rastet e reja janë rritur "frikshëm" dhe për të dytën ditë me radhë janë regjistruar viktima.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën për shkak të Covid-19 një 81-vjeçar nga Tirana, duke e çuar në 3499 numrin e viktimave në total nga virusi në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 550 raste të reja me Covid-19, më konkretisht: 340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë.
Teksa mësohet dhe se betejën me virusin e kanë fituar dhe 210 pacientë të tjerë.
Aktualisht në vendin tonë janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.
Statistika (28 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 550
Të shëruar në 24 orë 210
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1537
Testime totale 1,846,098
Raste pozitive 279,717
Raste të shëruara 274,054
Raste Aktive 2,164
Humbje jete 3,499
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,602
Vlorë 126
Fier 113
Durrës 86
Gjirokastër 67
Lezhë 49
Shkodër 46
Elbasan 36
Korçë 17
Berat 14
Dibër 6
Kukës 2