Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama është thirrur sot në SPAK, ku është marrë në pyetje për arsye që mbeten ende misterioze.
Mirëpo, para se të hynte në godinën e SPAK, gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka kapur një detaj interesant tek ish-kryebashkiaku. Siç shihet në fotot e mëposhtme të publikuara nga gazetarja, ish-kryebashkiaku Muharrem Ramma në xhepin e pantallonave ka një 2 mijë lekëshe, e cila i ka dalë gjysmë jashtë xhepit.
“Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës ishte aq i emocionuar kur po hynte në prokurori, sa dhe 2 mijë lekëshja që kishte në xhep deshi të dalë nga astari”, shkruan me ironi Anila Hoxha.