Nga testi i drogës tek paralajmërimi për rrjetet sociale, miratohet rregullorja e re për agjentët e AMP-së (DOKUMENTI)

7 September 2022, 11:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga testi i drogës tek paralajmërimi për rrjetet sociale,
Foto ilustruese

Qeveria ka miratuar rregulloren e funksionimit të Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila tashmë do drejtohet nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Sipas rregullores së botuar në fletoren zyrtare, testit të drogës do t’i nënshtrohet dhe agjentët e AMP-së. Do të përjashtohet automatikisht kush refuzon të bëjë testin e drogës.

Rregullorja i kërkon efektivëve të jenë të kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet përgjegjshmëri.

"Punonjësi i Agjencisë nuk duhet të japë leksione, të marrë pjesë në ndonjë diskutim publik, ose në ndonjë program televiziv apo radiofonik, të prononcohet apo botojë në median e shkruar, të bëjë postime në rrjete sociale, mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë, pa miratimin paraprak të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë. Punonjësit që autorizohen për paraqitjen në median vizive, duhet të jenë me veshje zyrtare",  thuhet në rregullore. 

Rregullorja e mbikëqyrjes policore prej datës 2 shtator 2022 ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në fletoren zyrtare.Testit të drogës me përzgjedhje iu nënshtrua edhe trupa e Policisë së Shtetit proces i cili vazhdon ende.

Nga testi i drogës tek paralajmërimi për rrjetet sociale,Nga testi i drogës tek paralajmërimi për rrjetet sociale,



Video