Ra në tokë para syve të kolegëve, shqiptari në Itali humb jetën teksa po punonte në kantier (EMRI+FOTO)

7 September 2022, 09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ra në tokë para syve të kolegëve, shqiptari në Itali
Sokol Mazija

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi sëmundja e ka goditur teksa po punonte në një kantier. Viktima është 38-vjeçari Sokol Mazijai, i cili ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spitalin Santa Chiara në Trento

Sokoli jetonte në Vigolo Vattaro dhe për ta larguar nga familja ishte një sëmundje e papritur që bëri që një komunitet i tërë të bjerë në zi, i cili tashmë është mbledhur rreth gruas dhe tre fëmijëve të tij të vegjël për ngushëllime.

Sëmundja e preku mëngjesin e djeshëm kur Sokol Mazija u rrëzua papritur përtokë përballë kolegëve të tij të cilët dhanë menjëherë alarmin. Më pas ai u transportua në spitalin e Trentos me helikopter në gjendje shumë të rëndë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët dhe stafi i Uopsalit .

Në Santa Chiara mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar, por për fat të keq 38-vjeçari nuk mbijetoi. Disa orë pasi mbërriti në Santa Chiara, zemra e tij ndaloi.

Ra në tokë para syve të kolegëve, shqiptari në Itali


Video