U tha se u mbyt me litar, del ekspertiza: Vdekja e biznesmenit shqiptar u shkaktua nga goditjet në kokë

7 September 2022, 08:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U tha se u mbyt me litar, del ekspertiza: Vdekja e biznesmenit shqiptar u
Jani (Gentjan) Topalli

Ekspertiza mjeko-ligjore ka rrëzuar pistën se biznesmeni shqiptar Jani (Gentian) Topalli i është shkaktuar vdekja nga mbytja me litar.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, shqiptari që banonte në Rodos, Greqi, ka humbur jetën si pasojë e e goditjeve në kokë, ndryshe nga ajo çfarë doli në fillim se ishte mbytur me litar. Nga këqyrja e trupit të viktimës janë konstatuar dy goditje në kokë të cilat i kanë shkaktuar atij vdekjen.

Të akuzuar për vdekjen tragjike të kontraktorit janë biznesmeni 53-vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20-vjeçar, ndërsa shkaqet mësohet të jenë financiare dhe konkretisht, një shumë prej disa mijëra eurosh, të cilën 53-vjeçari dyshohet se i detyrohet për punën që kishte bërë në biznesin e tij në vitin 2019 shqiptari.

Mirëpo, babë e bir , të paktën në hetimet paraprake, deklarojnë se ka qenë një aksident pasi siç thanë, ka ndodhur një incident me 46-vjeçarin shqiptar, i cili në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar 20-vjeçarin.

Megjithatë, vlen të përmendet edhe fakti se nga ngjarja ka kaluar një periudhë prej rreth dhjetë ditësh dhe kalbja në trupin e kontraktorit mund të jetë ndryshuar apo “zhdukur” dhe elementë të tjerë që mund të kenë qenë aty.


Video