Parandalohet vrasja e një gruaje në Tiranë, bashkëshorti i saj kërcënon me çifte edhe policët

7 September 2022, 10:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parandalohet vrasja e një gruaje në Tiranë, bashkëshorti i
Foto ilustruese

Një ngjarje e mundshme kriminale në familje është parandaluar nga policia e Tiranës, pasi një 57-vjeçar ka dhunuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij se do e vriste me çifte.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.D., i cili është arrestuar nga policia. Ai ka kërcënuar edhe efektivët për shkak të detyrës.

"Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë gjahu (çifte). Në momentin që kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ky shtetas, ka kanosur me çifte, për shkak të detyrës, edhe punonjësit e Policisë. Pas neutralizimit të tij, 57-vjeçari nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në komisariat." thuhet në njoftimin e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte). 57 vjeçari akuzohet për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video