Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ishte nën efektin e alkoolit dhe qarkullonte me armë zjarri pa leje. Në kuadër të operacionit "Baruti" është vënë në pranga shtetasi Gentian Tepelena.
"Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe 1 krëhër me 7 fishekë në të. Në vijim të veprimeve, pas kryerjes së testimit, 45-vjeçari rezultoi nën efektin e alkoolit, duke shtuar rrezikshmërinë e mbajtjes pa leje të armës, për jetën e qytetarëve dhe sigurinë në komunitet” thuhet në njoftimin e Policisë.
Gentian Tepelena akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.