Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete, ja orari dhe zonat që preken

8 December 2022, 20:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike
Foto ilustruese

Operatori i Shërbimit të Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme, 9 Dhjetor, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Beratit, Kuçovës, Çorovodës dhe Fierit.

Energjia elektrike do ndërpritet me kërkesë të OST, e cila do të kryejë investim për zëvendësimin e përcjellësave në traktin 110kV të NST Kuçovë. Energjia pritet të stakohet gjatë intervalit kohor 07:00-12:00.

Po ashtu, energjia elektrike do të ndërpritet dhe në disa zona të Elbasanit dhe Cërrikut gjatë intervalit kohor 02:00-05:00.

Njoftim i OST për abonentët #Berat #Kuçovë, #Fier dhe #Skrapar

Stakim, 9 dhjetor

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në zbarrat 110kV të NST Kuçovë, në datën 9 dhjetor gjatë intervalit kohor 07:00-12:00 do të stakohet energjia në disa zona në Berat, Kuçovë, Fier dhe Skrapar

Berat

Pjesërisht: qyteti Berat, fshatrat: Velabisht, Rroshnik, Vodicë, Bregas, Duhanas, Kostren, Remanic, Starovë, Otllak, Lumas, Moravë, Orizaj, Kutalli, Drenovicë, Samaticë, Rërza, Pobrat, Çukalat dhe Slanicë

Skrapar

Pjesërisht: qyteti i Poliçanit, Çorovoda, fshatrat: Bargullas, Nishovë, Novaj, Provonik, Kalluç, Mbrakull, Tërpan,Torozhan, Çerenisht, Nishicë, Veleshnjë, Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnjë, Gjorgovë, Tomorricë, Store, Vërzhezhë, Munushtire, Kakruk, Vendreshe, Spatharë, Krorëz, Dobrushë dhe Bogovë

Kuçovë

Pjesërisht: disa lagje të qytetit, fshatrat: Sinjë, Perondi, Poshnjë, Kozarë, Tapi, Çiflik, Gegë, Avaleas, Arrëz, Bozok, Salc-Kozarë, Ferras, Drizë, Frashër, Dikater,Guri I Bardhë, Goricë, Syzes, Malas-Grop, Banaj, Gajd, Sheq, Vokopol, Skrevan, Lagjet: Qylet, Pellumbas, Qamic, Goricë, Manastir, Cobot

Fier

Pjesërisht: Roskovec, Driz, Driz Vidhisht, Kurjan, Velmish, Mbrs, Vlosht, Ngjeqar, Strum

Njoftimi i dytë:

Njoftim i OST për abonentët #Elbasan
Stakim, 9 dhjetor

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në traktin 110kV NST Cërrik, në datën 9 dhjetor gjatë intervalit kohor 02:00-05:00 do të stakohet energjia në këto zona në Elbasan
Pjesërisht: disa lagje të qytetit Cërrik, fshatrat: Gostimë, Malasen


Video