Policia e Tropojës zhvilluar një super-aksion në Kadastrën e këtij qyteti, duke arrestuar disa zyrtarë, si dhe shpallur në kërkim përgjegjësen e këtij institucioni.
Në kërkim është shpallur 31-vjeçarja Ajlin Alfredaj, banuese në Tropojë, nënë e shtatë fëmijëve. Kujtojmë se 31-vjeçarja ka kandiduar në zgjedhjet e fundit parlamentare për deputete, në Tropojë nën siglën e PS.
Njoftimi i policisë:
Opercioni" Cancel ", shpallet ne kerkim pergjegjesia e zyres vendore te Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë shtetësja Aljin Alfredaj, 31 vjeçe, banues në Tropojë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Tenderi", nga specialistët për Hetimin e Krimin Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë ekzekutimi i masave "Pezullimi i ushtrimit të detyrës" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për shtetasit:
Hazir Isufaj, 64 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë anëtar i Njësisë së Prokurimit, në bashkinë Tropojë;
Kujtim Baliaj, 64 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Njësisë së Prokurorimit, në bashkinë Tropojë;
Bajram Brahaj, 63 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;
Pal Rosaj, 54 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;
Shaban Demiraj, 25 vjeç, banues në Begaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;
Mustaf Vatoci 64 vjeç, banues në Bujan, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë.