'Jam djali i Sali Lushës'/ Pasi 'kërcënoi' Stresin, radikali fetar jep LIVE adresën dhe numrin e telefonit (Video)

14 July 2022, 10:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Jam djali i Sali Lushës'/ Pasi 'kërcënoi'
Luigj Marku dhe Stresi

Ditën e djeshme u njoftua se prokuroria e Lezhës ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Luigj Marku, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga homologët irlandezë pasi 39-vjeçari nga Lezha ndodhet në Irlandë.

Pak orë pasi, Marku u shpall në kërkim ndërkombëtar ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në TikTok. Gjatë kësaj bisede ku sharjet dhe ofendimet nuk munguan, Marku tha se nuk shkon në burg dhe tregoi për policinë edhe vendndodhjen e tij dhe numrin e celularit.

43 Clarina Park East Don Lericant, Dublin/ Irlandë

 

00353852125 706

Ende nuk dihet nëse këto të dhëna të thëna prej tij janë të sakta apo jo por mbetet në dorën e autoriteteve verifikimi i tyre.

 


Video