Dhunohet në mes të qytetit kryebashkiaku socialist

13 July 2022, 22:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunohet në mes të qytetit kryebashkiaku socialist
Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, Edi Rama dhe Erion Braçe

Kryebashkiaku socialist i Divjakës, Fredi Kokoneshi, është dhunuar para dy ditësh në mes të qytetit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë kur 54-vjeçari është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Divjakës dhe ka bërë kallëzim ndaj një 32-vjeçari se e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës.

Mësohet se padia është bërë ndaj të riut Dritan Sterkaj, banues në Divjakë. Policia thotë se kallëzimin e ka referuar në prokurori për vlerësime të mëtejshme.

Dhunohet në mes të qytetit kryebashkiaku socialist
Fredi Kokoneshi

Video