Tirana dhe Athina përzgjidhen si shembuj suksesi për menaxhimin e qytetit

14 July 2022, 12:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tirana dhe Athina përzgjidhen si shembuj suksesi për menaxhimin e
Takimi mes Veliajt, Di Maios dhe Bakojanis

Tirana dhe Athina përzgjidhen si shembuj suksesi për mënyrën se si kanë vepruar dhe menaxhuar qytetin.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, bëri bashkë si histori suksesi Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakojanis, të cilët morën vlerësime për menaxhimin që Tirana dhe Athina i bënë qytetit gjatë krizës së shkaktuar edhe nga pandemia COVID-19.

Kryebashkiaku Veliaj dhe ai i Athinës Bakojanis postuan fotot e këtij takimi të përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Di Maio.

“Ishte një kënaqësi e madhe t’i bashkohesha ministrit Luigi Di Maio dhe senatorit Luciano D’Alfonso, bashkë me mikun tim, kryetarin e Bashkisë se Athines, Kostas Bakoyannis. Te dyja qytetet u vlerësuan që vepruan shpejt gjatë krizës. Jam i lumtur që fqinjët tanë po investojnë tek qytetet!”, shkruajti Veliaj.

 


Video